Ndahen 42 mijë € për implementimin e projektit të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 10:10 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për ndarjen e 42 mijë euro për implementimin e projektit Kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se do të ndahen 42 mijë euro nga mjetet rezervë.

“Zyra e kryeministrit propozon që të ndahen 42 mijë euro për implementimin e projektit kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit nga shpenzimet rezervë”.

Gjithashtu në mbledhjen e radhës Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e kontributit vjetor të Qeverisë në Qendrën rajonale të Nismës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI) me selinë në Shkup, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme