Ndahet hisja në PAN

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 19:08 | Nga

Koalicioni PDK-AAK-NISMA kanë ndarë hisen nëse futen të vetme në Qeveri.

Partia Demokratike e Kosovës do të marr 60 % të institucioneve qeveritare derisa AAK e Nisma do të ndajnë 40 %, 20 me 20.

Burimet e Indeksonline brenda PAN-it kanë thënë se kjo ka qenë marrëveshje e arritur në kohën kur është lidhur koalicioni dhe se një gjë e tillë do të zbatohet në rast që nuk do të ketë zgjerim të koalicionit.

Koalicioni pret që brenda dhjetë ditëve të para të korrikut të votohet qeveria në krye me Ramush Haradinajn.

PAN, përveç posteve kryesore, së fundi ka nisur të mendoj edhe për emërimin e ministrave dhe të zëvendësministrave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme