Ndërpritet mbledhja e KQZ-së, “zihen” Elshani dhe Kurteshi

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 14:45 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për shkak të “zënkave” ndërmjet anëtarit të PDK-së, Arianit Elshani dhe atij të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka ndërprerë mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht, anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Arianti Elshani, kërkoi që për këto zgjedhje të krijohet një plan operaciont, për të cilin tha se nuk ka implikime buxhetore.

“Duhet të krijohet një plan operacional. Ky raport nuk ka implikime buxhetore. Sa i përket planifikimit për buxhet nevojitet një plan operacional dhe të vendosim datat lidhur me akreditimin e vëzhguesve”.

Por me këtë nuk u pajtua kolegu i tij nga radhët e VV-së, Sami Kurteshi.

“Lista e votuesve duhet të pastrohet. Ne kemi kërkuar të mbahen zgjedhje në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut. Ne si anëtarë të VV-së kemi dërguar IKSHPK letër dhe ata na kanë dërguar vetëm manualin se a mund të mbahen”.

“Tash kemi ardhur me një gjendje kur është shpall dekreti pa konsultim me partitë politike. Kjo çka deklaruat ju dhe Elshani është akuzë kriminale. Veprimet e anëtarëve të VV janë krejt me shkrim dhe publike. Unë nuk kam qenë në zyrë të asnjë anëtari të KQZ. Për të shprehur keqpërdorimet e tyre nxjerrin akuza”, tha Kurteshi.

U.d i drejtorit të Sekretariatit në KQZ, Burim Ahmetaj, tha se shkaku i pandemisë kanë shkurtim të buxhetit.

Sipas tij, sfidë për këto zgjedhje do të jenë sigurimi i materialit për zgjedhje.

“Tani jemi në fazën e rishikimit dhe posa të rishikohet plani strategjik do ta sjellim në KQZ për vitin 2021-2024. 3 milionw është shkurtuar buxheti dhe e rrezikon në masë të madhe planifikimin  e mbajtjes së zgjedhjeve 2021. Aktivitet tjetër janë edhe vizitat që bëhen nëpër komuna. Pjesa më e madhe e buxhetit që shkon për zgjedhje për 76 për qind shkon për këshillat e vendvotimit”.

“Kemi shikuar edhe buxhetin dhe kemi parë që nuk kemi mundësi të shkojmë përtej të këtij planifikimi. Për shkak të pandemisë kemi shkurtim të buxhetit. Procesi ku ka mbetur materialet janë në qendrën e numërimit të rezultatet dhe mund të përdoren të njëjtat nëse nuk ka ndryshime. Pas vlerësimit nga KQZ nuk ka nevojë për buxhet shtesë”.

“Afatin e skadimit e kanë pasur një vit materialet ndihmëse. Duhet të gjejmë mënyrën si të sigurojmë sprej. Në komunën e Podujevës duhet të ketë trajnim rifreskues dhe rikonfirmim nga këshillat e vendvotimit se a do të jenë të njëjtit”, tha Ahmetaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme