Ndërpritet seanca, deputetët e VV-së dhe LDK-së lëshojnë sallën

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 16:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar rekomandimet e propozuara nga VV-ja dhe LDK-ja në lidhje me interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj për vendimin e rritjes së pagave të kabinetit qeveritar.

Pas debatit të paradites rekomandimet u hodhën në votim, por nuk pati kuorum për këtë. Në sallën e Kuvendit morën pjesë vetëm 50 deputetë.

Para se të hidhet në votim ishte deputetja Albulena Haxhiu e cila reagoi ndaj kryeministrit Haradinaj që, sipas saj, po bën presion tek deputetët e pozitës për të mos votuar.

Pas këtij mosvotimi, opozita lëshoi sallën dhe është ndërprerë seanca e Kuvendit.

VV dhe LDK lëshuan sallën ndërsa kryesuesi Xhavit Haliti tha se seanca ndërpritet pasi që nuk ka kuorum për t’u mbajtur ajo.

Për vazhdimin e seancës Haliti tha se do të vendosë Kryesia në një mbledhje të saj.

Të ngjashme