Kuvendi ndërpritet pas akuzave të rënda Ismaili-Muja

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 17:05 | Nga

Seanca e Kuvendit ndërpritet sërish për një pauzë 5-minutëshe për shkak të gjuhës së rëndë dhe akuzave ndërmjet deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, dhe deputetit të PDK-së, Shaip Muja.

“Më duhet të ruhem nga ti se mund të më zësh në ndonjë qosh dhe ma merr veshkën”, ka thënë Ismaili, duke aluduar kështu në akuzat për trafikim organesh që bëra në raportin e ish-senatorit zviceran Dick Marty, ku përmendet dhe Shaip Muja.

Ndërsa, Muja është kundërpërgjigjur duke thënë se raporti i Dick Martyt bazohet në deklarata të tilla.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit ka vendosur që të shkohet në pauzë në mënyrë që “të qetësohet” situata.

Në këtë seancë po debatohet për vlerat e luftës së UÇK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme