Ndërpritet seanca, përplasjen deputetët e VV-së dhe LDK-së

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 14:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e VV-së dhe LDK-së janë përplasur në Kuvend pas debatit për të pagjeturit, raporton Ekonomia Online.

Në pamje shihet se shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi që është përplasur fizikisht me deputetët e LVV-së Hajrulla Çeku dhe Hekuran Murati.

Në mbyllje të interpelancës për të pagjeturit, deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari dhe deputeti i LDK-së, Arben Gashit kanë vazhduar përplasjet edhe përtej foltores.

Kusari gjatë fjalimit për të pagjeturit ka thënë se Gashi më herët gënjeu.

Fjalën e ka marrë më vonë Saranda Bogujevci, por s’ka mundur të flasë për shkak se Gashi e Kusari po grindeshin e u çuan në këmbë.

Deputetë të Vetëvendosjes më pas kanë shkuar për ta ndalë deputetin Gashi. Aty është ndërprerë seanca.

Të ngjashme