Ndërpritet sërish seanca, Konjufca fton në takim shefat e Grupeve Parlamentare

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar në takim nënkryetarët e këtij institucioni dhe kryetarët e grupeve parlamentare të partive që të mbajnë mbledhje për të diskutuar për procedimin e mëtutjeshëm të seancës së sotme plenare.

“Ftoj nënkryetarët e kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare që ta mbajmë një mbledhje për të diskutuar për procedimin e mëtutjeshëm të seancës dhe pastaj takohemi në orën 14:00”, ka thënë Konjufca.

Seanca u ndërpre si pasojë e protestës së partive opozitare.

Ftesa për mbajtjen e këtij takimi erdhi pas tensioneve të shumta të shkaktuara nga partitë opozitare, të cilat duke goditur tavolinat e tyre bënin zhurmë dhe pengonin punën e Kuvendit të Kosovës me kërkesën për të vazhduar seancën e mbetur në gjysmë për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë.

Duke qenë se kryeparlamentari Konjufca tha se nuk e sheh të arsyeshme ndërprerjen e seancës së sotme, ajo vazhdoi me pikat e rendit të ditës, ku njëra prej tyre ishte votimi i dy kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese.

Të ngjashme