Ndërron jetë aktivisti i LDK-së, Osmani: Kujtimi për të do të jetë i përhershëm

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë aktivisti i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shukri Abdullahu.

Ajo tha se me dhimbje të thellë e ka marrë lajmin për vdekjen e papritur të Abdullahut.

“Shukriu ishte aktivist i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i angazhuar në organizimin e jetës paralele institucionale në vitet ’90, si dhe në organizimin e mbrojtjes së fshatrave të vijës kufitare me Serbinë, gjatë atyre viteve”.

“Aktivitetin politik Shukriu e vazhdoi edhe pas migrimit në Gjermani. Pas përfundimit të luftës, Shukriu dha kontribut të çmuar në organizimin e jetës institucionale dhe u dallua si humanist në gjithë veprimtarinë e tij”.

“Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e dashur e të urtë, ndërsa Prizreni njërin ndër aktivistët e saj më të vyer. Kujtimi për të do të jetë i përhershëm”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme