Ndërron jetë në moshën 31-vjeçare princesha e Austrisë

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Maria Singh, e njohur si princesha Maria Petrovna Galitzine, ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare si pasojë e një aneurizmi kardiak, pak ditë përpara se të festonte 32-vjetorin.

Maria ishte vajza e princit Piotr Galitzine dhe princeshës Maria-Anna Galitzine. Lajmi i vdekjes së saj u konfirmua edhe nga një zëdhënës i organizatës Perandori Karl League (organizatë kushtuar perandorit Karl I, që mbretëroi në Austro-Hungari në 1916-1918).

Maria lindi në Luksemburg dhe u rrit në Moskë ku studioi në Shkollën Gjermane. Pas diplomimit, u transferua në Belgjikë për të vazhduar studimet në Kolegjin e Artit dhe Dizajnit përpara se të shpërngulej në Chicago dhe më pas në Houston.

Ndërron jetë në moshën 31-vjeçare princesha e

Ajo u martua me Rishi Roop Singh, një kuzhinier nga Houston me origjinë indiane. Maria dhe Rishi, të martuar në 2017-n, kanë një djalë 2 vjeç, Maxim.

Statusi mbretëror i Marias erdhi nga të dy prindërit. Babai ishte një aristokrat rus, ndërsa nëna ishte vajza e arkidukës Rudolf të Austrisë, djali i perandorit Charles I, gjë që e bënte të ndjerën pasardhëse të dinastisë Habsburg.

Të ngjashme