Ndryshime në MPB, shkarkohen shefi i prokurimit dhe shefja e personelit të kësaj ministrie

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë disa ndryshime brenda dikastereve të ndryshme të kësaj ministrie.

Ministri Xhelal Sveçla ka vendosur që të largoj nga pozitat që kanë pasur brenda MPB-së, Armend Rugovën dhe Vjoclla Bruqin, kështu ka mësuar Telegrafi nga burime brenda MPB-së.

“Është larguar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Prokurimit Armend Rugova dhe shefja e personelit të MPB-së, Vjollca Bruqi”, kanë thënë burimet.

Po ashtu sipas të njëjta burimeve, Vjollca Bruqi pas largimit nga pozita e shefes së personelit, është vendosur në pozitën aktuale si udhëheqëse në qendrën për të huaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme