Ndryshimet në Procedurën Penale nuk përkrahen nga deputetët

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 10:41 | Nga

Edhe pse tre herë u hodh në votim, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale, nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit, XHavit Haliti, edhe pse disa herë kërkoi nga deputetët që të votojnë këtë projektligj, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Haliti, bëri të ditur se ky projektligj do të hedhet në votim përsëri, raporton Ekonomia Online.

Në sallë nuk janë parë deputetët e e Lëvizjes Vetëvendosje.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë, bëri thirrje që të bëhen ndryshimet e nevojshme në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, në mënyrë që institucionet zbatuese të kenë kompetenca më të fuqishme për të goditur krimin, me qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme