“Ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ide reale e Bashkimit Evropian”

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 09:41 | Nga Ekonomia Online
Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, ka folur për idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke mos përjashtuar një opsion të tillë.
Sipas Busek, Evropa ka shumë shembuj të ndryshimit të kufijve dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në rastin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Ndryshimi i kufijve për ne është real. Madje edhe në rastin e Kosovës”, ka thënë Busek.

Busek po ashtu vlerëson se BE-ja do të duhej që në hapa më të përshpejtuar t’u mundësojë vendeve të Ballkanit anëtarësimin në Union, gjë që sipas tij do të ulte mundësinë për destabilizimin e rajonit.

Kujtojmë se vendi i vetëm i BE-së i cili ka dalë kundër korrigjimit të mundshëm të kufijve është Gjermania.

Ndërkohë, SHBA-të përmes deklaratave të zyrtarëve të saj ka lënë të kuptohet se do të pajtohet me marrëveshjen të cilën e arrijnë Prishtina dhe Beogradi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme