“Ndryshimi i kufijve nuk ka gjasa të kalojë pa dhunë”

Prishtinë | 26 Sht 2018 | 07:47 | Nga

Ndryshimi i kufijve të Kosovës nuk ka gjasa të kalojë pa dhunë. Kështu citohet të kenë vlerësuar disa ambasadorë evropianë në Prishtinë, në një raport konfidencial të hartuar për nevojat e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR), një organizatë panevropiane me ndikim të madh, shkruan sot Koha Ditore.

Raporti vlerëson se edhe Thaçi ka nisur ta humbasë përkrahjen e vëzhguesve të huaj në Kosovë, ndërsa kundërshtarë të idesë së tij për ndryshimin e kufijve dhe këmbimin e territoreve i përmend të jenë kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Të dyja palët në debat rreth idesë së ‘korrigjimit të kufijve’ janë të përcaktuara qartë në vend: Kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe partia opozitare Vetëvendosje e kundërshtojnë idenë, derisa presidenti Hashim Thaçi është përkrahësi i saj kryesor”, thotë raporti.

Raporti 3-faqesh, një kopje të të cilit e posedon “Koha Ditore”, është hartuar nga Norbert Roettgen, kryesues aktual i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Gjermanisë, Bundestag, dhe Robert Cooper, ish-mbikëqyrës i dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë, dhe trajton çështjen e referendumit për emrin e ri të Maqedonisë, si dhe debatin në Kosovë rreth ndryshimit të kufijve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme