Ndryshimi i ligjeve nuk po gjen zbatim, shkak qeveritë afatshkurte dhe interesat biznesore

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 08:28 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndryshimet e shpeshta dhe të shpejta të ligjeve në Kuvendin e Kosovës po sjellin pasoja në zbatimin dhe implmentimin e tyre. E kjo gjë, sipas njohësve të sistemit të drejtësisë, po lë hapësira për keqinterpretime.

Madje sipas tyre, kjo po krijon një gjendje kaotike sa i përket impelemntimit të ligjeve në tërësi.

Profesori Universitar, Mazllum Baraliu, për Ekonomia Online ka thënë se ka shumë faktorë që ndikojnë në ndërrimin e shpeshtë të ligjeve. Thotë se ndërrimi i qeverive, detyron ligjet të kthehen nga e para, duke mos gjetur implementim.

“Ka shumë faktorë që ndikojnë në ndërrimin e shpesht të ligjeve. E para dhe më e rëndësishmja është që jo rralë herë, ligjet edhe tani fatkeqësisht bëhen nga qarqet e ndryshme të jashtme të cilat nuk e njohin realitetin, specifikat rrethanat dhe mentalitetin. Bëhen do si do, në komisionet parlamentare ndërhyhet në amandamente gjatë lëximeve. Në vend që të unifikohen dhe të kenë kuptimsinë e plotë si dhe zbatushmërin e plotë të ligjeve ndodhë e kundërta”.

“Ka probleme të tjera të cilat qeveritë kur vinë, të shpeshta fatkeqësisht. Nga 2008 nuk kemi pasur asnjë qeveri në mandat të plotë që ka ushtruar gjithë mandatin e saj. Nëse ligjet janë në procedurë në Kuvend, kthehen nga e para, jepet propozimi për një apo më shumë ligje, dhe pavarësisht interesave politike përshtatin ligjet, qoftë në biznes apo politikë”, ka thënë Baraliu.

Mungesa e zbatimeve të ligjit në praktik, sipas Baraliut është shkaktari që po krijohet kjo gjendje kaotike. Thotë se Kuvendi është mirë që ta ketë një komision për të gjitha ligjet nga Qeveria kur shkojnë në Kuvend.

“Ajo që është më e padëshiruara është që ligjet nuk zbatohen në praktik dhe pastaj kemi një gjendje kaotike. Kuvendi do duhej ta kishte një komision nacional ose Këshillin nacional i cili do ti infiltronte të gjitha ligjet nga qeveria kur shkojnë në parlament. Ligjet përkthehen nga ekspert të huaj dhe i servohen qeverisë andaj kemi një gjendje të padëshiruar dhe të rëndë. Ne ligje nuk i kemi të duhura dhe as të duhura humane, por kemi të kundërtën nga kjo”, ka thënë ai.

Se ndryshimi i shpeshtë i ligjeve ka pasoja në implementim, e thotë edhe Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu”.

Demhasaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se marrja e ligjeve nga jashtë, ka lejuar të bëhen gabime të tilla.

“Ndryshimi shpesht dhe i shpejt i ligjeve po ka pasoja në implementimin dhe zbatimin e tyre. E para për shkak se ndryshimi i shpesht i ligjeve po i vë në vështirësi edhe vet institucionet dhe agjencionet zbatuese për shkak të ndryshimeve të shpeshta që po ju bëhën ligjeve të njëjta. Shpejtësia ka qenë njëra nga problemet kryesore në Kosovë, që vazhdimisht që kur është marrë një ligj ose disa ligje janë marrë me një procedurë të përshpejtuar për shkak të kërkesave që kanë ardh nga jashtë. Janë lejuar gabime brenda atyre ligjeve.

Demhasaj, ka dhënë edhe rekomandime se çfarë në realitet do duhej të bëjë Qeveria e ardhshme që mos të ndodhin gabime të tilla.

Thotë se kur ligjet që hartohen në Kuvend duhet me qenë në harmoni me rrethanat çfarë i ka shoqëria dhe realitetin që ka Kosova.

“Kur integrohemi në BE atëherë kur hapen kapitujt e caktuar në BE, atëherë BE kërkon dispozita të caktuara të ndryshohen për mu hormanizuar me BE-në. Ligjet që hartohen në Kuvend duhet me qenë në harmoni me rrethanat cfarë i ka shoqëria dhe realitetin që ka Kosova”.

“Kemi shumë ligje që janë 3-4 vite në fuqi që asnjëherë nuk kanë mundur të implementohen për shkak të pamundësisë për implementim. Ligjet që hartohen në Kosovë më u përshtat me rrethanat cfarë i ka shoëria por vazhdimisht janë munduar të sjellin praktika ndërkombëtare duke mos analiyuar se a përshtaten ose me shoqërinë kosovare. Ne kemi një shkallë të lartë të mos zbatimit të ligjeve në praktike”, tha ai.

Demhasaj, thotë se Kosova nuk ka nevojë që t’i përafrojë ligjet me BE-në , pasi sipas tij, nuk jemi në proces të integrimit për në BE.

Të ngjashme