Ndryshimi i rregullores së Kuvendit i domosdoshëm, kritikohet legjislatura e kaluar

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 11:10 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik të Kosovës (KDI) ka mbajtur tryezën me temën “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit- nevoja për një rregullore të re të punës”, raporton Ekonomia Online.

Ismet Kryeziu nga KDI-ja, tha se kanë identifikuar disa çështje që e presin legjislaturën e re, siç janë Ligj për lobim, Ligji për financimin e partive politike dhe përfshirja e shoqërisë civile në dialog me Serbinë.

“Nga të gjeturat tona kemi identifikuar disa çështje që presim të jenë primare në legjislaturën e re. Temat tjera janë ideja dhe nevoja të krijoje një ligj për lobim, ligji për financimin e partive politike dhe përfshirja e shoqërisë civile në dialog me Serbinë”, tha ai.

Agnesa Haxhiu nga KDI-ja, ka dhënë disa rekomandime rreth ndryshimit të rregullores së punës së Kuvendit.

“Sfidat me të cilat është përballë Kuvendi e ka cenuar funksionimin e këtij institucioni dhe kanë penguar përmbushjen e detyrave kushtetuese të tij, qoftë nga jashtë me polarizime të skajshme të skenës politike e cila ka ndikuar në ashpërsim të diskursit politik mes deputetëve ose nga brenda që e ka keqësuar gjendjen ka qenë menaxhimi i dobët i Kuvendit dhe në disa raste shkelja e rregullores së punës”.

“Në legjislaturën e gjashtë Kuvendi ka dështuar të bëjë një planifikim të mirë të punimeve brenda këtij institucioni, ku Kryesia e Kuvendit nuk është takuar brenda afatit të caktuar të kohore duke mos planifikuar punimet plenare dhe mos shqyrtimin e çështjeve të cilat kanë kaluara paraprakisht në komisione parlamentare dhe në anën tjetër gjatë procesit ligjbërës ka pas raste të shumta ku është përdor shmangia nga procedurat e rregullta të rregullores së punës”, tha ajo.

Alexander Chavaria nga NDI-ja, tha se është e rëndësishme që të ndryshohet rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës.

“Unë pajtoj se sa e rëndësishme është që të kemi një rregullore të re të punës. Ne nuk mund të presim nga të tjerët që ta bëjnë këtë sepse populli u ka dhënë besim që të udhëheqin me vendin”.

“Kuvendi është ai që ka procesin në pronësi dhe NDI-ja me të tjerat kemi mbështetur këtë proces dhe ne kemi ofruar orientimet për procese të rëndësishme”, ka thënë ai.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se miratimi i rregullores së re duhet të jetë primare nga legjislatura e re.

Sipas saj, legjislatura e vjetër ishte me e dobëta dhe për këtë ka fajësuar Kryesinë e Kuvendit, raporton EO.

“Natyrisht se çështja e rregullores së kuvendit dhe pajtohem që rregullorja të miratohet dhe të jetë primare këtë legjislature. Pajtohem plotësisht se ka pasur një paraqitje të dobët dhe për këtë fajtore është kryesia e Kuvendit sepse nuk ka pasur qasje të drejtë”.

“Ka pasur raste kur jemi ftuar pasdite për nesër dhe normalisht se me këtë kanë munguar deputetët në Kuvend. Shumë prej çështjeve që miratoheshin nëpër komisione nuk votoheshin në Kuvend”, tha Haxhiu.

Të ngjashme