Ndryshohet udhëzimi administrativ për regjistrimin e pronës së përbashkët në emër të dy bashkëshortëve

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 13:41 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka miratuar plotësim ndryshimin e udhëzimit administrativ për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky udhëzim të zbatohet për periudhën 4 vjeçare.

“Ky udhëzim të zbatohet për periudhën 4 vjeçare nga hyrja në fuqi, d.m.th ka kohëzgjatje”, tha Haradinaj.

Ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar tha se synim është të shkurtohet koha e regjistrimit.

“Të krijohet një memorandum me zyrën e noterëve me qenë më efikase”.

“Efekti të bëhet përmes mekanizmave efekte të arrijmë qëllimin të shkurtohet koha dhe të mos bëhet pengesa tek regjistrimi i pronave të bashkëshortëve”.

Të ngjashme