Në 102-vjetorin e Bashkisë së Tiranës, Veliaj pret Krasniqin: Krenohem që përfaqësoni elitën në politikën e Kosovës dhe transformimin

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 15:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ka takuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku kanë diskutuar për shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e programeve për bashkëpunimin e të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Krasniqi theksoi se takimet me Veliajn janë si përherë frymëzuese, sepse ai është njeriu dhe politikani model, që ka vendosur standardet e larta të një kryetari Bashkie ose Komune.

“Besoj që çdo politikan, edhe veçanërisht politikanët e brezit të mesëm nuk po them të brezit të ri sepse ka më të rinj se ne, vërtetë mendoj që duhet ta ketë pikërisht këtë pikënisje, dhe pikërisht këtë qasje që të ketë pasion për punën që ne bëjmë. Unë vërtetë sot u gëzova edhe nga ajo që Erioni ka bërë në vazhdimësi, nga hapësira që e ka krijuar dhe po e fuqizon për të pasur sa më shumë shkëmbime mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërmjet të rinjve dhe veçanërisht në vitin Europian Të Rinisë që këtë vit Tirana do e udhëheqë, edhe e organizon por, edhe tek pjesa e shkëmbimeve kulturore. Gëzohem që këtë e ka pasur gjithmonë një nga angazhimet dhe prioritetet e tua.”, tha ai.

Krasniqi shtoi se edhe Prishtina si Kryeqytet homolog i Tiranës duhet ta ndjekë një qasje të tillë për ta rritur shkëmbimin dhe njohjen, si dhe për t’ju ofruar mundësinë të rinjve dhe të rejave të Kosovës dhe Shqipërisë për të punuar.

“Dua të uroj 102 vjetorin e Kryeqytetit të Shqipërisë, Kryeqytetit të shqiptarëve. Duketqë shekullin e dytë e ke filluar në mënyrën më të jashtëzakonshme të mundshme, edhe jam i sigurt që sukseset e tua nuk do ndalen këtu. Faleminderit shumë për mikpritjen.”, tha Krasniqi.

Në anën tjetër, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh krenar dhe i lumtur të mirëpriste delegacionin e PDK-së në krye me kryetarin Krasniqi, i cili përfaqëson elitën edhe të renë në politikën e Kosovës.

“Jam i lumtur që jeni në Tiranë. Tirana jam i sigurt që është shtëpia juaj e dytë, duhet të vini më shpesh dhe të rrini më gjatë. Po mbi të gjitha e shoh si një mison të madh të lidhim të rinjtë. Ne ndoshta u lidhëm prej rastësisë, shumë prej nesh. Unë kam jetuar në Kosovë, disa prej jush në Shqipëri po nuk ka nevojë me ja lënë rastësisë.Ne mund të bëjmë një program të mirëfilltë që djemt dhe vajzat tona si në Prishtinë e Kosovë, si në Tiranë dhe në Shqipëri të lidhen nëpërmjet këtyre programeve. Ne kemi një mundësi të shkëlqyer me vitin e rinisë, kemi një mundësi të shkëlqyer në Kosovë me manifestën. Kështu që angazhimi ynë është ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe mos t’ia lëmë rastësië, po ne të insistojmë me programe të veçanta. Duke filluar që në gjimnaz, duke filluar që në universitet, në forumet e partive, në organizatat jo qeveritare, në klubet artistike ne t’i lidhim këto fije.”, tha ai.

Veliaj theksoi se pavarësisht pozitave dhe shërbimeve që secili kryen, nëse i kryejnë punën me besnikëri, atëherë mund të bëjnë gjëra të mëdha.

“Sot është gjithashtu një ditë e veçantë për Tiranën, mbush 102-vjeç. Edhe përpara 102 viteve në një katund që quhej Tiranë me 10 mijë banorë, vjen përkohësisht qeveria e asaj kohe, e cila pasi shkon në Lushnje për një kongres zbulon që nuk kthehet dot në Durrës sepse ishin pushtuar, kështu që duhet të ishin në një vend të lirë. Edhe Tirana ishte ky katundi i lirë në mes të Shqipërisë, larg detit, larg kufijve. Edhe në atë moment u desh të caktohej cili është kilometri 0 tani që kemi një kryeqytet të ri dhe nga do t’i masim këto distanca. Është “Kulla e Sahatit”, këtu fillon gjithë rrugëtimi e çdo distancë e Shqipërisë. Sot një Shqipëri prej historisë nuk është ajo që ka qenë, nuk ka ato përmasa. Ne të gjithë flasim për bashkimin kombëtar, ama unë besoj nëse jemi besnik për gjëra të vogla jemi besnik edhe në gjëra të mëdha. Pra, në qoftë se i bëjmë mirë këto punë që na janë caktuar në drejtim të një partie, të një qyteti, të një misioni, të një shërbim publik atëherë secili prej nesh përgatitet edhe për gjëra më të mëdha”, tha ai.

Të ngjashme