Në 12 komuna ende nuk ka përfunduar numërimi i votave

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Në 12 nga 38 komuna nuk ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Deçani, Gjakova, Kamenica, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Podujeva, Prishtina, Prizreni, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, janë komunat ku s’ka përfunduar numërimi.

Në nivel vendi deri tash janë numëruar 98.15 për qind të votave me Vetëvendosjen që prin me 25.55 për qind. LDK-ja ka 24.86 për qind si e dyta. PDK-ja e treta ka 21.13 për qind.

Kjo është përqindja e votave të numëruara deri tash në secilën komunë:

Deçan – 92.59%

Gjakovë – 99.30%

Gllogovc – 100%

Gjilan – 100%

Dragash – 100%

Istog – 100%

Kaçanik – 100%

Klinë – 100%

Fushë Kosovë – 100%

Kamenicë – 98.21%

Mitrovicë e Jugut – 99.04 %

Leposaviq 100%

Lipjan – 100%

Novobërdë 100%

Obiliq – 100%

Rahovec – 95%

Pejë – 100%

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme