Në 557-vjetorin e Besëlidhjes, Albin Kurti “marshon” në Lezhë

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Në 557-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me disa politikanë të tjerë nga “trojet shqiptare” kanë ecur nëpër qytetin e Lezhës. Ata kanë kryer homazhe dhe kanë vendosur kurora në Obeliskun e Besëlidhjes në qytetin e Lezhës.

Të pranishëm në marshim ishin politikani nga Maqedonia, Zijadin Sela, dhe përfaqësues të shqiptarëve nga Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Ndërsa nuk u pa ndonjë përfaqësues eminent nga shteti shqiptar.

Besëlidhja e Lezhës e 2 marsit 1444 vlerësohet si një prej datave më thelbësore të historisë së popullit shqiptar, që konsiderohet edhe pikënisja e idesë për një shtet të bashkuar shqiptar.

Të ngjashme