Në BE janë pajtuar për vazhdimin e mandatit të Lajçakut

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Burimet në Bruksel kanë thënë se është në vazhdim e sipër procedura për vazhdimin e mandatit të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Tashmë, sipas diplomatëve, vendet anëtare kanë rënë dakord që atij t’i vazhdohet mandati edhe për 17 muaj.

Lajçaku pritet të vizitojë Kosovën javën e ardhshme, para se të shkojë edhe në Serbi e në Mal të Zi.

Lidhur me vizitën e tij në Kosovë, KOHA ka provuar të marrë një qëndrim nga Zyra e Presidentit e Qeveria. Por gjatë të premtes nuk ka marrë përgjigje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme