Në Beograd flitet mbi aspektet politike dhe të sigurisë së Kosovës

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 10:11 | Nga

Në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën, në Beograd po mbahet një tryezë e rrumbullakët me temën “Aspektet politike-të sigurisë dhe të mbrojtjes të problemit të Kosovës dhe Metohisë”.

Në këtë tryezë pritet të flasin, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq, transmeton Klan Kosova.

Dialogu për Kosovën është inicuar vitin e kaluar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme