Në Berlin rivendosen “vijat e kuqe”

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Takimi i shumëpërfolur i Berlinit nuk do të prodhojë një zgjidhje të re për dialogun Kosovë-Serbi, por duket se do të rivendosë kufijtë e asaj që mund të arrihet, si dhe t’ia japë procesit një shtytje të re për ta mbajtur dialogun gjallë deri në formimin e Komisionit të ardhshëm Evropian, diku në vjeshtë të këtij viti.

Sipas burimeve të mirinformuara të Kohës Ditore, takimi i së hënës së ardhshme në Berlin, ku kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, do t’i mbledhë bashkë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në fokus të veçantë do ta ketë zhbllokimin e dialogut Kosovë-Serbi, por edhe rivendosjen e parimeve mbi të cilat do të duhej të arrihej marrëveshja në këtë dialog, që në zhargonin politik shpeshherë janë quajtur edhe “vija të kuqe”.

Për këtë qëllim, burimet tregojnë se tashmë janë duke u përgatitur edhe konkluzionet që do të duhej të miratoheshin nga pjesëmarrësit e këtij takimi, e që japin një ide të përgjithshme por edhe të qartë, se në cilin drejtim do të shkojë procesi i Brukselit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme