Në cilat komuna dolën të parat partitë politike?

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Dje u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo parti gjithashtu është e para edhe me numër të komunave ku ka kryesuar me 10 të tilla, njofton Klan Kosova.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë renditjen e partive në bazë të komunave ku dolën ato të parat.

VV ka 10 komuna, LDK ka tetë komuna, Koalicioni AAK-PSD ka pesë komuna, PDK ka tri komuna, koalicioni NISMA-AKR-PD ka dalë e para në vetëm një komunë, Lista Serbe ka dhjetë komuna po aq sa ka partia e parë dhe Kosova Demokratik Türk Partisi me vetëm një komunë.

Renditja e subjekteve politike, sipas numrit të komunave në të cilat ato janë renditur të parat në këto zgjedhje:

– LVV ka dalë e para në dhjetë komuna (Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë, Obiliq, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri dhe Hani i Elezit)

– LDK ka dalë e para në tetë komuna (Dragash, Istog, Fushë Kosovë, Lipjan, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Viti)

– Koalicioni AAK-PSD ka dalë subjekti i parë në pesë komuna (Deçan, Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Junik)

– PDK ka dalë e para në tri komuna (Drenas, Skenderaj dhe Shtime)

– Koalicioni NISMA-AKR-PD ka dalë e para në vetëm një komunë (Malishevë)

Në kuadër të komunave ku shumicë janë komunitetet pakicë:

– LS ka dalë e para në dhjetë komunat me shumicë serbe (Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut)

– KDTP ka dalë e para në vetëm një komunë (Mamushë)

Të ngjashme