Në ditën e parë si kryeministër, Hoti bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 12:09 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.

Hoti para medieve tha se kanë ardhur të nderojnë themeluesin e shtetit të Kosovës derisa ka thënë se do të vazhdojnë për nderime edhe te kompleksi memorial Adem Jashari.

Hoti nuk i është përgjigjur interesimit të gazetarëve.

“Sot e kemi nisur punën si Qeveri e re e Kosovës, me mbledhjen e qeverisë dhe pastaj po vazhdojmë me nderime që i shprehim si kabinet qeveritar”.

“Më pastaj do të shkojmë në Prekaz për të nderuar heronjtë e familjes Jashari”, tha Hoti.

Të ngjashme