Në Ditën e të zhdukurve, mbrëmë u ndriçua ndërtesa e Qeverisë

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Në shënim të Ditës së të zhdukurve të Kosovës, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka ndriçuar ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës me numrin 1617, që është numri i personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës në Kosovë.

“Duke e nxjerrë në dritë krimin ndaj popullit tonë, ne mund të shtyjmë ndërgjegjen ndërkombëtare të kërkojë pastrimin e ndërgjegjes dhe trupit të shteteve agresorë dhe gjenocidalë. Trupi i territorit të Serbisë ishte dhe ende është përplot me trupa të pajetë të njerëzve tanë, të rrëmbyer e të vrarë, të vrarë e të rrëmbyer. Shumë janë zbuluar e nxjerrur prej atje. Dhe kështu duhet të vijohet”, ka shkruar sot në shënim të kësaj dite, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Sot paradite, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Kordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare, në shënim të kësaj dite, kanë vënë lule te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë në sheshin Skënderbeu në Prishtinë dhe homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë, Gjakovë.

Të ngjashme