Në Ditën e Viktimave të Terrorizmit, Hoti e kujton atë si një sfidë globale

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kujtuar viktimat e terrorizmit.

Hoti derisa ka kujtuar viktimat në Ditën Ndërkombëtare të viktimave të terrorizmit ka thënë se terrorizmi është një sfidë globale dhe se ajo duhet të luftohet globalisht.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare kushtuar viktimave të terrorizmit, kujtojmë dhe nderojmë të gjitha viktimat! Themeluar në vitin 2018, Dita Ndërkombëtare kushtuar viktimave të terrorizmit shënohet çdo 21 gusht. Terrorizmi është një sfidë globale, dhe po ashtu duhet të luftohet globalisht, në të gjitha format dhe shfaqjet e tij, pasi që u shkakton dëme të përhershme njerëzimit”, ka shkruar Hoti.

Po ashtu kryeministri Hoti ka shtuar edhe se Kosova mbetet partner në mbrojtjen e vlerave që vendet demokratike përfaqësojnë në të gjithë botën.

“Kosova mbetet partner në mbrojtjen e vlerave që vendet demokratike përqafojnë në të gjithë botën. Ne nuk do të ndalemi në përpjekjet tona për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin”, ka përfunduar shkrimi i Hotit në profilin ‘Facebook’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme