Në fund të korrikut, LDK-ja e Gjilanit bën publik kandidatin për kryetar komune

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 19:47 | Nga

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan është drejt fundit të debatit të brendshëm pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe fillimit të zbatimit të politikave lokale për Gjilan.

Të gjitha organet e Degës, nëndegëve dhe forumeve, kanë marrë pjesë në debat dhe rekomandimet e dala do ta fuqizojnë rolin e qytetarit nën udhëheqjen e LDK’së.

LDK njofton opinionin se deri në fund të muajit do të punohet me lagje, fshatra, grupe të interesit, e OJQ, me qëllim të finalizimit të listës përfaqësuese për Kuvend Komunal dhe emrit konsesual për nominimin e pritur për kryetar të Komunës nga radhët  e rugovistëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme