Në fund të vizitës, Lajçak takohet sërish me Kurtin

Kurti-Lajcak
Prishtinë | 17 Sht 2021 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Emisari Special  i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është duke zhvilluar edhe një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Kjo është hera e dytë që Lajçak takohet me Kurtin gjatë vizitës së fundit që ai është duke e zhvilluar në Kosovë që nga dita e mërkure.

Gjatë takimit të parë mes Kurtit dhe Lajçak, ishte kreu i Qeverisë së Kosovës ai i cili tha se Bashkimi Evropian s’ka alternativë për zgjerim pa përfshrijen e Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se përveç Kurtit, Lajçak është takuar edhe presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe të gjithë liderët opozitarë.

Të ngjashme