Në Gërmi u hap kampi me të rinjtë nga diaspora

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 15:20 | Nga

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe OJQ “Toka”, në qendrën rekreative “Gërmia” në Prishtinë u hap kampi veror me të rinjtë nga diaspora, Shqipëria dhe Kosova. Në këtë kamp po marrin pjesë të rinjtë e moshës 14 -17 vjeçare.

Qëllimi i këtij aktiviteti është krijimi dhe thellimi i lidhjeve mes të rinjve nga diaspora dhe atyre nga Kosova. Përmes këtij kampi, të rinjve nga diaspora do t‘u krijohet mundësia të njihen në mënyrë interaktive me natyrën, kulturën, historinë, por edhe të krijojnë shoqëri me moshatarët e tyre, si dhe t’i tregojnë shkathtësitë e tyre nëfusha të ndryshme.

Hapjen zyrtare të kampit veror e bëri ministri i Diasporës, Valon Murati.

“Misioni i këtij kampi është që të rinjtë nga diaspora të afrohen me atdheun, që përmes aktiviteteve të njihen më mirë me njëri-tjetrin. Këto aktivitete i konsiderojmë jashtëzakonisht të dobishme, ngase janë në funksion të ruajtjes së identitetit kombëtar të fëmijëve nga diaspora”, tha ministri Murati.
Kampi veror me të rinjtë do të vazhdojë deri më 28 korrik 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme