Në Gjakovë raportohen parregullsitë e para, në listat e votuesve ka ende emra të vdekurish

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Në Gjakovë raportohen parregullsitë e para, në listat e votuesve ka ende emra të vdekurish

Parregullsitë e para janë raportuar nga qyteti i Gjakovës.

Policia për KTV-në ka konfirmuar se në njërën nga pikat e vendvotimit n Gjakovë është fotografuar vota dhe tashmë Policia dhe Prokuroria janë duke u marrë me rastin.

Naser Lajqi përfaqësues i DnV në Gjakovë ka thënë se deri më tani disa parregullsi janë vërejtur në disa vendvotime.

“Një komisioner ka asistuar votuesin të votojë në pikën 3 në fshatin Molliq. Në Bishtazhin një person i paautorizuar ka qëndruar në Qendër të Votimit. Kemi raste që ende në lista janë emrat e personave të vdekur. Këtë orën e fundit është rritur fluksi i qytetarëve për të votuar. Përgjegjësia të ndërrimi i qendrave të vendvotimit i bie KQZ-së”, ka thënë ai.

“Ju njoftoj se procesi zgjedhor në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt sipas planifikimeve por duhet të theksojmë se në ora 08:10 kemi pranuar një informacion ku dyshohej se në një qendër të votimit në qytetin e Gjakovës një votues kishte fotografuar votën e tij. Hetuesit rajonal së bashku me prokurorin e shtetit i janë përgjigjur rastit”, thuhet tutje në përgjigjen e Policisë për KTV-në.

Të ngjashme