Në Gjilan, e gjithë dega e Alternativës shkrihet në NISMA

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Dega e Alternativës në Gjilan ka kaluar në Nismën Socialdemokrate.

Kryetari i degës së Alternativës, Alfred Halili me gjithë strukturat e kësaj partie në Gjilan janë shkrirë në subjektin politik NISMA Socialdemokrate.

Kjo ka ndodhur sot, në praninë e sekretarit të përgjithshëm të Nismës, Bilall Sherifi, ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala dhe Valdete Bajrami ndër themelueset e para të kësaj partie, njëherit drejtuese e Forumit të Gruas së Nismës.

Nismës Socialdemokrate së fundmi i janë bashkuar personalitete të shumta, të cilët po gjejnë hapësirën e nevojshme për të dhënë kontributin e tyre profesional e politik, njofton Nisma

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme