Sveçla mburret se në pikat e tjera kufitare po zbatohet vendimi, me përjashtim të Jarinjës e Bërnjakut

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 02:03 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka postuar një video në Facebookun e tij, ku shihet sse në njërën nga pikat kufitare, në mesnatë ka nisur të zbatohet vendimi Qeverisë së Kosovës për të pajisur shtetasit e Serbisë me dokument për hyrje-dalje nga Kosova.

Sveçla ka treguar se me përjashtim të asaj në Jarinjë e Bërnjak, ka filluar zbatimi i vendimit për reciprocitet për letërnjoftime.

Sveçla ka thënë se vendimi do të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat.

Në momentin e largimit vendimi do të shtyhet deri më 1 shtator.

“Tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura përshkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe. Të gjithë personat që posedojnë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, do të pajisen me dokumentin hyrje-dalje e cila ka afat vlefshmërie 90 ditë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Të ngjashme