Në Këshillin e Evropës diskutohet për situatën në Kosovë

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në përbërje: Xhavit Haliti, Aida Derguti, Srdjan Mitroviq, Ismet Beqiri, Mufera Sinik, dhe Gani Dreshaj, po merr pjesë në Sesionin e Dytë të Rregullt, dhe në mbledhjet e komisioneve të kësaj asambleje.

Sot, në Komsionin për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është diskutuar për situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Evropës, ku në raportim ishin të ftuar Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, dhe Komisioneri për Gjuhët, Slavisa Mladenoviq. 

Në fokus të raportimit ishte infrastruktura ligjore për të drejtat e njeriut;  të arriturat; vështirësitë, si dhe implementimi i përdorimit të gjuhëve të minoriteteve në institucionet e Kosovës.

Pjesëmarrës në diskutim ishin edhe anëtarët nga Britania e Madhe, Serbia dhe Kosova. 

Por, në këtë takim nuk ishte prezent raportuesi për Kosovën, deputeti nga Spanja, Jardi Roca Mas. Për mosprezencën e tij pati vërejtje nga anëtarët e këtij komisioni.

Kryetarja e Komisionit, Ria OOMEN-RUIJTEN, u zotua se në Sesionin e Tretë të Rregullt që do të mbahet me datë 24-28 qershor 2019, do të vjen me një sugjerim për bashkëpunim më të mirë në mes të delegacionit të Kosovës dhe të Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme