Në Komisionin hetimor për privatizim kërkohet të shtohet numri i dëshmitarëve

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 09:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e Komisionit hetimor për privatizim, anëtarët e komisionit kanë shqyrtuar plotësimin e listës së dëshmitarëve, deri në përfundim të afatit kohor që ka ky Komision, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi ka kërkuar që në Komisionin hetimor të ftohet deputetja Mimoza Kusari-Lila, pasi që ajo ka akuzuar PDK-në, për procesin e privatizimit.

“Unë mendoj që propozoj që dy persona t’i kemi që është Ilir Salihu zëvendësdrejtor i shitjeve publike, Mimoza Kusari, arsyet jo për shkak se është në proces të hetimit, por një deklarim i saj publik ku thotë se ‘krimet më mizore të privatizimit i ka kryer PDK-ja’ këto janë arsyet”.

Ndërsa bashkëpartiaku i Bytyqit, deputeti Sejdi Hoxha ka propozuar që edhe nga pjesa ndërkombëtare të rritet numri i dëshmitarëve.

Tutje Hoxha ka thënë se janë bërë gabime për grumbullimin e materialeve hetuese për arsye se janë bërë në mënyrë individuale dhe jo si Komision.

“Lista e kontratave të shitblerjeve nuk janë publike, dhe nuk besoj se juve ju bënë nder me marr këtë përgjegjësi, dhe deri sa nuk janë kërkesa të komisionit këto janë kërkesa individuale”.

Kryesuesi i Komisionit, Hajrullah Çeku ka shtuar se për shkak kohës dhe dinamikës së punës disa prej intervistave të mbetura të konsiderohen si të përfunduara, raporton EO.

“I kemi disa intervistime që kanë nisur, por nuk kanë përfunduar, unë mendoj që për shkak kohës ato t’i konsiderojmë të përfunduara”.

Për shkak të mungesave, dhe obligimeve të tjera deputeti Liburn Aliu ka thënë se është duke shqyrtuar mundësinë që emri i tij të zëvendësohet më dikë tjetër si anëtar i Komisionit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme