Në Kosovë nis heshtja zgjedhore

Prishtinë | 05 Tet 2019 | 00:06 | Nga Ekonomia Online

Mesnata mes të premtes dhe të shtunës shënon përfundimin zyrtar të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019.

Vendi tashmë ka hyrë edhe zyrtarisht në heshtje zgjedhore.

Fushata elektorale ka zgjatur 10 ditë, por kandidatët për kryeministër dhe ata për deputetë nga të gjitha partitë politike kanë zhvilluar edhe një para-fushatë të gjatë zgjedhore.

Qytetarët anembanë Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit të dielën e 6 tetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues.

Ata do të mund të votojnë në 2 547 vendvotime, ndërsa numri i qendrave të votimit është 895.

Numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 733.

KQZ ka certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës: 4 koalicione; 20 parti politike dhe 1 kandidat të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është: 1 067 kandidatë për deputetë (343 femra dhe 724 meshkuj).

SUBJEKTET POLITIKE | KANDIDATËT E CERTIFIKUAR (F & M)

LISTA PËRFUNDIMTARE E VOTUESVE | QENDRAT E VOTIMIT | VENDVOTIMET

Të ngjashme