Në Kosovë shënohet Dita Kombëtare e Emirateve të Bashkuara

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 20:58 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasada e Shteteve të Emirateve të Bashkuara (EBA) në Podgoricë, së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme e Kosovës, kanë organizuar në Prishtinë shënimin e përvjetorit të 45-të të Ditës Kombëtare të EBA-së.

Në këtë ngjarje merrnin pjesë drejtues të institucioneve shtetërore, kryeministri Isa Mustafa; kryeparlamentari Kadri Veseli; ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj; ish-presidentja Atifete Jahjaga; ambasadorë të vendeve të akredituara në Kosovë, përfaqësues të Bashkësisë Islame, të partive politike etj.

Ambasadorja Hafsa Abdullah el Luami u shpreh se Emiratet e Bashkuara Arabe do të vazhdojnë mbështetjen ndaj Kosovës.

Ajo theksoi rëndësinë që EBA vlerave dhe parimeve universale. “Emiratet e Bashkuara Arabe arritën të bëhen lider botëror si në luftën kundër varfërisë duke u bërë donatori i parë botëror. Zhvilluan një politikë të jashtme të matur, duke promovuar paqen dhe dialogun”, u shpreh ambasadorja.

EBA është një federatë e përbërë nga shtatë Emirate. Kryeqyteti është Abu Dhabi, i cili është një nga dy qendrat e aktiviteteve tregtare dhe kulturore, së bashku me Dubain.

eba-1

Të ngjashme