Në KQZ të gatshëm për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme

Prishtinë | 20 Kor 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga pozita e të parit të Qeverisë së Kosovës, pas ftesës nga Gjykata Speciale, e ka krijuar një situatë të re në vend.

Pas dorëheqjes së Haradinajt, partitë opozitare kanë theksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në anën tjetër institucioni, i cili merret me organizimin e procesit elektoral, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm për t’i hyrë këtij procesi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se KQZ-ja është institucion i përhershëm që detyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve kurdo që kërkohet.

Sipas ky institucion do të përmbushë detyrat që dalin sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Ndryshe, të premten shefi i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj, ka marrë  ftesë nga Gjykata Speciale që të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit për krimet e supozuara të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Haradinaj me të marrë ftesën ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita të cilën e ka ushtruar gati dy vjet, duke theksuar se në këtë gjykatë do të paraqitet në cilësinë e qytetarit të Kosovës, dhe jo të parit të Qeverisë, sepse sipas tij, Kosova nuk e meriton një gjë të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme