Në kryeministri do të ketë zyrë për prodhuesit vendor

Prishtinë | 12 Tet 2017 | 10:39 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me kryetarin e Klubit të Prodhuesve, Astrit Shabanin, ka nënshkruar memorandumin për hapjen e zyrës së prodhuesve vendor në kuadër të kryeministrisë.

Haradinaj, tha se zyra do të jetë e financuar nga prodhuesit dhe për të nuk do të shpenzohen mjete nga buxheti i shtetit.

Zyra do të nxjerr rekomandime dhe të hartoj politika për fuqizimin e prodhimeve vendor, raporton Ekonomia Online.

“Kam bë edhe një hap përpara. Ju keni kërkuar një zyrë prodhuese në kryeministri. Qeveria e vendit i ka akredituar si pjesë të kryeministrisë një pjesë të eksperteve të prodhuesve dhe janë pa kosto financiare për publikun.  Ndërsa jo vetëm kaq, këta e ndihmojnë publikun pasi kjo zyrë nxjerr propozime për rritjen e pozitës së prodhuesve”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se prodhimet vendore meritojnë vend të respektuar në plasimin e tyre në treg. Ai shtoi se ato duhet të trajtohen të barabartë me prodhimet tjera nëpër superparkete në vend.

“E di që jemi nën presion sepse prodhimi vjen një periudhë të caktuar kohore. E dimë se jemi keq, Kosova importon aq shumë, pra jemi të interesuar që në proces e sipër të jemi më ju. Sa i përket plasusëve apo rrjeteve të supermarketeve, në gjithë botën ka rregulla jo të shkruara, por ka marrëdhënie që vlejnë. Fuqinë blerëse nuk e krijojmë duke rritur shkëmbimet e brendshme”.

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Pangja, e ka quajtur vendim të drejt heqjen e akcizës për ambalazhuesit të ujit, vendim ky i marrë nga kryeministri Haradinaj.

Ai më tej shtoi se kërkesë e tyre ishte edhe hapja e zyrës për përkrahje të të gjithë prodhuesve në mënyrë që të hartohen politika që janë në favor të prodhimit, raporton EO.

“Lajmi i mirë është që kërkesat tona u realizuan por edhe më mirë është që do të kemi edhe shumë kërkesa tjera. Klubi beson se ne kemi kapacitete të mjaftueshme për të bërë zëvendësimin e importit sidomos në industrinë e ushqimit të drurit etj”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme