Dështojnë të votohen projektrezolutat për Telekomin dhe pensionistët

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 12:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët kanë dështuar t’i votojnë dy projektrezolutat e sjella në Kuvend nga Lëvizja vetëvendosje dhe AAK-ja.

Projektrezoluta e VV-së kishte të bënte me Telekomin, përkatësisht situatën financiare të kësaj ndërmarrje, por që mori vetëm 29 vota për nga 74 deputetë sa ishin në sallë. Deputetët tjerë nuk morën pjesë në votim dhe për pasojë, projektrezoluta dështoi.

Projektrezoluta e propozuar nga AAK-ja, përkatësisht deputetja Teuta Haxhiu për pensionistët kontribudhënës, mori 48 vota. Projektrezoluta bënte thirrje që pensionistëve kontributdhënës t’u njihet stazhi i punës për aq sa kanë punuar para luftës, e jo kriteri të caktohet në 15 vjet.

Gjithashtu ajo bëri të ditur se kourum nuk pati as edhe për votimin e rezolutës për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Të ngjashme