Në mesnatë mbyllet afati, 3 parti dorëzojnë emrat në KQZ për kryetar të komunave veriore

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 23:57 | Nga Ekonomia Online

Gjatë kësaj kohe (9 prill – 18 prill) kanë aplikuar gjithsej tri subjekte politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të Subjekteve Politike që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj.

Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, që do të paraqesë në KQZ rekomandimet përkatëse për secilin prej tyre.

Sipas të dhënave jopërfundimtare, numri i votuesve në këto katër komuna është 58 mijë e 520 votues, apo 1 mijë e 507 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Të ngjashme