Në mesnatë përfundon votimi i diasporës për kryetar të Dragashit, të martën pritet numërimi i fletëvotimeve

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 15:54 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mesnatë përfundon afati 15 ditor për votim nga jashtë Kosovës për Zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Ky votim, i cili është përsëritur vetëm për 1 090 votuesit nga jashtë Kosovës dhe të cilët i kanë takuar komunës së Dragashit, pritet të përcaktojë se kush do të jetë kryetari i kësaj komune.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Ekonomia Online se deri të hënën në orën 14:30, janë pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime dhe se numërimi i tyre pritet të bëhet të martën, në prezencë të vëzhguesve dhe mediave.

“Sonte në mesnatë do të përfundojë afati 15 ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Deri të hënën, në orën 14:00, KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime”.

“Pas procesit të vlerësimit të të gjitha fletëvotimeve që do të pranohen, gjatë ditës së martë, KQZ-ja do të bëjë numërimin e tyre në prezencë të vëzhguesve dhe të mediave”, tha Elezi.

Zgjedhjet për kryetarin e Komunës së Dragashit janë të vetmet që nuk janë përmbyllur akoma, pasi Gjykata Supreme vendosi përsëritjen e votimit jashtë Kosovës për votuesit e kësaj komune, raporton EO.

Më herët, KQZ-ja ka certifikuar rezultatet për kryetarë të 37 Komunave dhe rezultatet për 38 Kuvende Komunale.

Shumë nga Kuvendet Komunale kanë mbajtur seancat inauguruse dhe shumë prej Kryetarëve të Komunave kanë marrë detyrën.

Lexo më shumë:

Të ngjashme