Në MPB u bë pranim-dorëzimi i detyrës së ministrit Agim Veliu.
Sot, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Veliu ka pranuar drejtimin e kësaj Ministrie.
Ministri Veliu u zotua se pavarësisht vështirësive që i ka trashëguar, do të punojë me përkushtim të madh për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.