Në mungesë kuorumi, nuk votohet Projektligji për Dhomën e Posaçme të Supremes

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 12:36 | Nga Emine Shehu

Në mungesë të kuorumit, nuk është votuar në shqyrtim të dytë, Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se janë mbi 22 mijë lëndë të pazgjidhura. Sipas tij, kjo dhomë mundëson rekrutimin e gjyqtarëve.

“Janë 22 mijë lëndë të pazgjidhura dhe janë para të punëtorëve që presin 22 për qindëshin e ndërmarrjeve të privatizuara. Është e rëndësishëm që kjo çështje të mos shihet si çështje private sepse kjo mundëson rekrutimin e gjyqtarëve tanë të kësaj dhome. Puna që është bërë në këtë komision e përshëndes dhe ftoj që ta miratojmë që ti hapim rrugë funksionalizimit të kësaj dhome”, tha Tahiri.

Ndërsa, Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se para votimit në tërësi të projektligjit duhet të lexohen amendamentet një nga një sepse kjo ka të bëj me fatin dhe jetën e njerëzve.

“Natyrisht që i ka të metat e veta dhe duhet të sqarohet. Zvarritja e këtij projektligji nuk është faj i askujt. Lëndët që janë duke pritur nuk janë për fajin e deputetëve ose komisionit. Çështja tjetër që është diskutuar ka të bëjë se ka shumë mangësi ky projektligj sepse vetë privatizimi ka pas karakter kriminal. Vërejtja kryesore ka të bëjë me përbërjen e kolegjeve në shkallë të parë”, tha Kurteshi.

?DREJTPËRDREJT – Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë 44 pika të papërfunduara nga seancat e mbajtura më 30 janar, 28 shkurt, 7 mars, 12 dhe 13 mars

Posted by EkonomiaOnline on Monday, April 15, 2019

Të ngjashme