Në mungesë të kuorumit s’mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 10:47 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e komisionit, Duda Balje, ka thënë se deputetët nuk kanë pasur mundësi të mbërrijnë në Kuvend për shkak të motit të keq.

Mbledhja u shty për të hënën në ora 10.

“S’kemi kuorum me mbajt mbledhjen, moti është i keq dhe deputetet nuk kanë mundur të vijnë në Kuvend. Mbledhja shtyhet për të hënën në ora 10”.

Në rend të ditës së komisionit ka qenë shqyrtimi për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë.

Të ngjashme