Në natën e Vitit të Ri, Tahiri e Sefaj vizitojnë policët në detyrë

Prishtinë | 01 Jan 2018 | 00:01 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në natën e ndërrimit të motmoteve, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe ai i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kanë vizituar policët në detyrë në Stacionin e Parë në Prishtinë.

Më herët ata kishin vizituar dhe zjarrfikësit, të cilët sonte Vitin e Ri po e presin larg familjeve, në gatishmëri për të reaguar në ndonjë rast të mundshëm.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, uroi që 2018-ta të jetë vit i sukseseve për policinë. “Ju sot jeni ne krye të detyrës dhe keni bërë një punë të jashtëzakonshme”, deklaroi Tahiri, raporton Ekonomia Online.

“Shpresojmë që viti 2018 do të jetë një vit i sukseseve. Ju përgëzoj për punën e juaj dhe planin strategjik që e keni bërë”.

Ai shtoi se Policia e Kosovës ka bërë punë të suksesshme për të ju garantuar qytetarëve qetësi.

“Dua të them që sot çdo familje kosovare, çdo familje në shtetin tonë feston, dhe kur ata festojnë të lirë te qetë në shtëpia, janë policia e Kosovës e cila garanton siguri dhe qetësi qe gjithçka të shkoj qetë dhe mirë ashtu siç e dëshirojmë të gjithë”, tha Tahiri.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, tha se policia po bën punë të jashtëzakonshme. “Nuk na ka rënë me dëgju sivjet për incidente, sidomos me mjete piroteknike. Edhe kjo tregon për një punë të suksesshme”, u shpreh Sefaj.

Ndër të tjera ai tha se  vizitat të cilat janë bërë në natën e fundit të 2017-ës, ishte të gjindeshin pranë atyre të cilët as në këtë natë feste nuk po pushojnë.

“Ishim në qendrën korrektuese për të mitur atje vizituam punonjësit edhe të miturit të cilët ishin aty. Ishte një shenjë për të treguar një vullnet qe institucionet janë prezentë edhe aty ku njerëzit sonte në ndërrimin e moteve janë duke punuar. Nga aty ishim të zjarrfikësit të cilët kujdestarojnë. E pamë gatishmërinë e tyre që të jenë në at gjendje për të intervenuar kudo që është nevoja. Nga aty kemi vendos që të vijmë të kalojmë ndërrimin e moteve së bashku me prestarët e policisë këtu. Është më rëndësi sepse janë një institucion i sigurisë i cili është duke garantuar siguri në të gjithë territorit e Kosovës duke u nisë nga të gjitha kufijtë”, tha Sefa.

Ministrat Tahiri dhe Sefaj, më herët gjatë natës, vizituan dhe Shërbimin e Zjarrfikësve të rajonit të Prishtinës dhe Qendra Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan.

Të ngjashme