Në NISMA “nuk dinë” për aderimin e Dardan Gashit

Prishtinë | 19 Gus 2019 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Mediat kanë raportuar gjatë ditës se Dardan Gashi, nga Lista Ibrahim Rugova, ka aderuar në Nismën Socialdemokrate.

Por këtë lajm për klankosova.tv e ka mohuar Endrit Shala, sekretari i kësaj partie.

“Nuk kam informacion nga partia apo nga Dardani se ai ka aderuar apo do të aderojë në Nismë”.

“Ne kemi bashkëpunim dhe kemi pasur sa i përket punës së tij si zëvendëskryeministër, por sa i përket kësaj çështjeje nuk ka asgjë.

Të ngjashme