Në ora 13:00 takohen Kurti e Mustafa

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, do të takohen sot.

Takimi mes tyre do të ndodhë në orën 13:00 në Kuvendin e Kosovës.

Takimet mes dy liderëve deri tash nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. Ata vazhdimisht janë pajtuar vetëm për të vazhduar bisedimet.

Partitë ka kohë që kanë thënë se janë pajtuar për programin qeverisës për bashkëqeverisje, por kanë ngecur te ndarja e posteve, konkretisht te posti i presidentit, të cilin e kërkon LDK-ja e Mustafës.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 26 dhjetor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme