Në ora 19:00 seancë e jashtëzakonshme, për ta votuar Vjosa Osmanin Kryeparlamentare

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Nga ora 19:00 do të mbahet edhe një seancë e Kuvendit të Kosovës, ku do të votohet për Vjosa Osmanin në pozitën e kryeparlamentares.

Kjo seancë vjen pasi që paraprakisht është bërë votimi i qeverisë së re me kryeministër Albin Kurtin, me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës është thirrur për orën 18:40.

Në rend të ditës është “kërkesa e 42 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit”, bëhet e ditur në një njoftim të Zyrës për Informim të Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme