Në ora 21:00 presidenti Thaçi do të tregojë për vendimet e Këshillit të Sigurisë

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas përfundimit të takimit të Këshillin të Sigurisë Kombëtare ,  do të mbajë konferencë për media.

Ky këshill pritet që të  vendosë për masa të reja kundër pandemisë së Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Mbledhja e këtij Këshilli iu  kërkua kryeministrit Albin Kurti, nga presidenti Thaçi.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare kryesohet nga kryeministri Albin Kurti, derisa pjesë përbërëse janë edhe drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë dhe të tjera.

Pjesë e këtij këshilli janë edhe drejtori i AKI-së, drejtori i Policisë së Kosovës dhe ai i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës kryesohet nga Kryeministri me mbështetje nga Qeveria, përveç gjatë periudhës së Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës drejtohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, sikur rregullohet me ligj.

Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Presidentin e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë, përgatit strategjinë e sigurisë për Republikën e Kosovës. Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës ka edhe rol këshillues në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në Republikën e Kosovës.

Ky këshill, vetëm gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, ushtron funksione ekzekutive që kufizohen në funksionet që ndërlidhen në veçanti me Gjendjen e Jashtëzakonshme.

Të ngjashme