“Në prag të vdekjes e ktheve djalin në vend”, djali i Kadri Veselit me fjalë prekëse për gjyshin që i vdiq

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka shkruar fjalë prekëse për gjyshin e tij, që vdiq sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Klestori ka shkruar se edhe në prag të vdekjes ai e ktheu djalin e vetë në Kosovë.

“Luftove një betejë të fortë, mbajte një qëndërim burrëror, e edhe në prag të vdekjes e ktheve birin tënd në vendin e vet e në mesin tonë, edhe kur trupi të lëshoj ja arrite të na sjellës një të mirë të fundit! Për këtë do të jemi përgjithmonë mirënjohes. Pusho i qetë baba Haxhi”, ka shkruar Klestori.

Të ngjashme